Transmetuar më 06-06-2015, 12:11

Tiranë, 6 qershor 2015, NOA.al- Prokuroria ka mbyllur hetimet mbi planin e pretenduar për vrasje, ndaj dy deputetëve.

Çështja për “kallëzim të rremë” në ngarkim të deputetit të Shkodrës Tom Doshi dhe kristiandemokratit Mark Frroku është dërguar për gjykim.

Bashkë me ta do të gjykohet për të njëjtën vepër penale edhe Durim Bami, personi i pretenduar nga deputeti Doshi si i kontaktuar për ekzekutimin e tij dhe deputetit demokrat Mhill Fufi.

Çështja në ngarkim të tyre do të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë ku dhe është dorëzuar dosja hetimore.

Ndërkaq shorti për trupën gjykuese që do të shqyrtojë çështjen, pritet të hidhet brenda dhjetë ditësh./a.y/noa.al Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën. Mark Frroku: Jam i pafajshëm – Doshi: Morëm provat, nisin publikimet. Tahiri-Braho-Meta bënë poshtërsi – Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Doshi: Braho futi duart në proces – Bien akuzat, Gjykata e Lartë lë në ‘arrest shtëpie’ Durim Bamin – Doshi në Prokurori, avokatët: Është ndërhyrë për devijimin e çështjes Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd