Transmetuar më 06-06-2015, 11:21

Vlorë, 6 qershor 2015, NOA.al- Një makinë ka marrë flakë në ecje e sipër në qytetin e Vlorës.

Gjatë paradites së sotme automjeti me targa VL 77 49 B, i cili lëvizte në segmentin rrugor Skelë- Uji i Ftohtë është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht mësohet se drejtuesi i mjetit ka mundur të zbresë pa pësuar lëndime.

Dyshohet se gjithçka ndodhi për shkak të një defekti elektrik të automjetit, ndësa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd