
Lushnje, 6 qershor 2015, NOA.al- Përplasja e dy mjeteve ka shkaktuar një të vdekur dhe dy të plagosur.
Gjatë mesnatsës së lënë pas, në aksin rrugor Lushnje- Rrogozhinë, janë përplasur një mjet bujqësor traktor me një trajler.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 29 vjeçari Gentian Sina, ndërsa ka mbetur i plagosur babai i tij Asqeri Sina. Babë e bir ndodheshin në mjetin bujqësor dhe po ktheheshin në banesë pasi kishin punuar tokën.
Krahas tyre i dëmtuar ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit tip trajler. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Gramsh, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e saj.
Lidhur me sa ka ndodhur uniformat blu po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





