Transmetuar më 06-06-2015, 07:42

Ambasadori amerikan në Shqipëri Donald Lu, deklaron se në listat e kandidatëve për kryetarë bashkie dhe këshilltarë të këshilllave bashkiake ka persona të lidhur me krimin.

Z.Lu vlerëson procesin e deritanishëm të pastrimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, nga persona me të kaluar kriminale, por thotë se në to kanë mbetur ende të tillë.

Në një intervistë për  Zërin e Amerikës, e cila transmetohet sot në orën 18.00, ambasadori amerikan, jep konsideratat e tij për fushatën zgjedhore.

Ai flet dhe për korrupsionin dhe nismën e administratës amerikane që zyrtarëve të korruptuar shqiptarë t’u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Ambasadori Lu komenton dhe procesin e reformës në drejtësi, rëndësinë e saj dhe mungesën e përfshirjes së opozitës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd