Transmetuar më 05-06-2015, 20:17

Johnny Depp do të jetë fytyra e re e parfumeve "Christian Dior".

Fotografia e parë e fushatës së tij është postuar në faqen zyrtare të Instagramit të Dior, e shoqëruar me mbishkrimin:

"Kompania e Dior është gati të zbulojë parfumin për meshkuj me Johnny Depp si ambasadorin e tij ikonë. Mos harroni datën, më 2 shtator."

Protagonisti i "Piratëve të Karaibeve" është mashkulli i parë që bëhet imazhi i një parfumi për Dior.

Kohët e fundit Depp ka pasur disa probleme me ligjin në Australi për shkak të futjes në mënyrë të paligjshme të qenve të tij në vend, i cili mund të dënohet me 10 vjet burg.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd