Transmetuar më 05-06-2015, 19:00

Horoskopi për muajin Qershor 2015 nga astrologia Susan Miller

Pozicioni i planeteve në qiell do t’iu japë mundësinë që të udhëtoni në 6 qershor 2015. Kjo është e vërtetë veçanërisht për gjysmën e parë të ditës. Komunikimi nuk do të jetë shumë i suksesshëm sot, megjithatë tendenca e emocioneve tuaja drejt ekstremit, mund të fshehë qartësinë e shprehjeve tuaja.

Dashi

Në gjysmën e parë të ditës ju do të jetoni me të kaluarën duke rikujtuar emocionet e përjetuara së fundmi ose duke finalizuar disa detyra të rrezikshme por të kënaqshme. Mos u frikësoni nga asnjë rrezik që mund t’iu shfaqet në horizont në mëngjes, pasi nuk do të kenë shansin të zhvillohen.

Demi

Jeta po ju vë në dorë kartat e saj. Ju mund të theksoni aftësitë tuaja personale si dhe të fokusoheni në pamjen dhe stilin tuaj. Këmbëngulja e demave të lindur në prill do të shoqërohet edhe me një bukuri të jashtëzakonshme. Ashtu si burrat, edhe gratë e lindura në këtë periudhë, kanë nevojë për vëmendjen e sekstit tjetër.

Binjakët

Është e mundshme që në jetën tuaj të shfaqen sekrete të forta dhe tundime si, histori dashurie apo aventura financiare. Kur ndërveprimi juaj me ata që janë gati t’iu mbështesin, por që kanë zgjedhur të rrijnë në hije do të rritet, ju mund të ndieni tërheqje sensuale, miqësi ose simpati.

Gaforrja

Në gjysmën e parë të ditës, sensualiteti i gaforreve do të "fluturojë" lart, kështu që bëni kujdes kur të merrni vendime të rëndësishme gjatë kësaj kohe, pasi mund të jeni nën influencën e instikteve dhe emocioneve. Kjo është një kohë e mirë për të ndarë disa çështje me fëmijët si dhe për të finalizuar disa projekte kreative. Luani

Marrëdhëniet me të dashurit tuaj po bëhen më emocionuese por në të njëjtën kohë mund të bëhen më të komplikuara dhe stresuese. Pjesa e dytë e 6 qershorit 2016 do të jetë më e favorshme për ju. Për këtë arsye ju duhet të zgjidhni problemet e lidhura me familjen tuaj.

Virgjëresha

Virgjëreshat e lindura në gusht po kthejnë një faqe të re në jetën e tyre, që mund të quhet një faqe e suksesshme. Megjithatë sot nuk do të jetë e lehtë për të mbajtur situatën nën kontroll. Megjithëse është e mundshme, mos nisni asnjë projekt specific sot, sidomos ato që kërkojnë fokusim, gjakftohtësi  dhe aktivitet.

Peshorja

Çështjet e partnerit janë duke lëvizur në pjesën më të madhe të rasteve. Lidhjet dhe marrëveshjet që janë çelësi juaj po bëhen më shumë material dhe të detyruara. Disa gjëra të jetës, si investimet në sigurime dhe trashëgimi po zgjojnë më shumë interes tek ju.

Akrepi

Akrepët duhet patjetër që të fokusohen në personalitetin e partnerit. Nëse nuk do të arrini të vini re ndryshime tek partneri juaj gjatë pjesës së parë të ditës, në mesditë do të keni më shumë gjasa. Martesa juaj mund të bëhet më sensuale, e shndritshme dhe e komplikuar në të njëjtën kohë.

Shigjetari

Shigjetarët mund të shpenzojnë të sigurtë orët e para të mëngjesit duke qëndruar vetëm, nën hijen e eventeve kryesore. Por mundohuni të ikni nga hija gjatë mesditës. Tani ju mund të arrini informacione të reja interesante, për një mundësi për të shpenzuar ose rifreskuar rrethin tuaj social, ose për të bërë një udhëtim të shkurtër.

Bricjapi

Dashuria juaj dhe aspektet seksuale po fitojnë një kuptim të ri për ju. Nëse keni lindur në dhjetor, ju mund të përjetoni eksperienca pozitive në çështjet e lidhura me fëmijët tuaj, martesën dhe familjen. Potenciali juaj kreativ do të rritet dukshëm dhe në një të ardhme jo shumë të largët, aktiviteti juaj mund t’iu bëjë të fitoni popullaritet, famë dhe fuqi.

Ujori

Në mëngjes ju mund t’i lejoni vetes që të kontrolloheni nga pritshmëritë, shpresat dhe iluzionet tuaja. Nuk priten evente gjatë ditës. Pasdite, komunikimi juaj me miqtë dhe  kolegët do të jetë më i lirshëm.

Peshqit

Atmosfera e përgjithshme e 6 qershorit 2015 do të jetë shumë romantike për peshqit. Ëndrrat boshe dhe ndjenjat e parealizuara do t’iu shoqërojnë gjatë pjesës së parë të ditës, kështu që më mirë mos nisni projekte konkrete./u.s/noa.al/

Horoskopi për muajin Qershor 2015 nga astrologia Susan Miller

HOROSKOPI DITE PAS DITE

Horoskopi për vitin 2015

Horoskopi, ja cilat shenja do të kenë fat në dashuri gjatë këtij viti

Kujt shenje i përkisni? Puna që bën për ju në bazë të horoskopit

Horoskopi pikant sipas shenjave, kush janë më të nxehtë në shtrat

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd