Transmetuar më 05-06-2015, 16:25

Ushtari i ISIS-it që kërcënoi Shqipërinë është Almir Daci nga fshati Leshnicë i Pogradecit dhe ka qenë imam i xhamisë në fshatin ku është lindur.

Almir Daci rezulton emër i njohur në raportet e Shërbimit Inteligjent Shqiptar dhe i Drejtorisë së Anti-Terrorit.

Ai njihej si rekrutues i të rinjve për të luftuar në krah të Shtetit Islamik.

Policia ka marrë në vëzhgim banesën e Dacit në Leshnicë, duke e marrë seriozisht kërcënimin.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri urdhëroi marrjen e masave, si dhe të kërkohet informacion nga vendet fqinje, për lëvizje të mundshme të të dyshuarve të ISIS-it drejt Shqipërisë.

Ndërkaq, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për terrorizëm, Almir Daci do ta kishte më të vështirë lëvizjen e tij.

Gjithashtu po kërkohet informacion për kërcënuesin tjetër nga Kosova. Sipas policisë, të gjitha strukturat Antiterror janë në dispozicion për t’u marrë seriozisht me kërcënimin e imamit të Leshnices.

Video u publikua nga faqja zyrtare e shtypit dhe informacionit të ISIS. Youtube i ka hequr videot e ISIS nga rrjeti, megjithatë video mund ta shikoni më poshtë, kurse lexuesit e NOA Mobile këtu.

ISIS kërcënon me videomesazh jobesimtarët në Kosovë dhe Shqipëri

http://www.noa.al/artikull/prinderit-e-almir-dacit-denojme-veprimin-e-djalit-nuk-na-vjen-keq-per-te/497051.html

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd