Transmetuar më 05-06-2015, 15:25

Një i ri ka humbur jetën pak minuta më parë në një aksident që ndodhi në afqërsi të qytetit të Bulqizës, raporton NOA.al.
Viktima është Hamit Kala 29 vjeç, banues i zonës.
Në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur edhe Fatjon Zemzadja, 24 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Bulqizës. Mjekët thanë se 24 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Hetimet e para flasin për një aksident automobilistik, ku u përfshinë 29 vjeçari Hamit Kala dhe 24 vjeçari Fatjon Zemzadja me automjetin e tij.
Në vendngjarje kanë shkuar forca policore për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit tragjik që i mori jetën të riut në rrugë. /a.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





