
Tiranë, NOA.al- Bregdeti dhe zonat e ulëta do të dominohen nga moti i kthjellët ndërsa zonat malore paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare por duke iu afruar mesditës, vranësirat do të pesojne zhvillim në zonat jugore dhe juglindore duke rrezikuar shira lokale ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në pjesën veriore dhe qendrore të territorit duke lënë zonat Jugore- Juglindore nën ndikimin e vranësirave dhe rrebesheve të shiut. Situata e paqendrueshme e motit do të mbetet e pranishme edhe gjatë natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojne një renie të lehtë gjatë mëngjesit, ndërsa mesdita do të ruajë vlera të tyre konstante. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë dallgëzimi në det do të ngjitet në 2 ballë.
Europa
Britania e Madhe dhe Europa Veriore do të përfshihet nga sisteme të fuqishme vranësirash të cilat do të gjenerojnë shira të cilat gjatë orëve të pasdites, do të shoqërohen me stuhi të forta ere dhe për pasojë në këto rajone, shirat do të jenë në formë rrebeshi. Europa Qendore dhe zona e alpeve paraqiten kryesisht me vranësira dhe rrebeshe shiu. Ndërsa, Europa Jugperëndimore, rajoni i Mesdheut dhe vender e Llindjes do te dominohen nga moti i kthjellët./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





