Transmetuar më 05-06-2015, 13:39

Lushnje, 5 qershor 2015, NOA.al- Mësuesi i akuzuar për përdhunimin e nxënëses së mitur në ambientet e shkollës do të qëndrojë mbas hekurave.

Kjo pasi Gjykata e Lushnjes gjatë dhënies së masës së sigurisë vendosi “arrest me burg” për Demir Hoxhën, i cili akuzohet se në shkollën 9 vjeçare të fshatit Kryekuq të Divjakës ka abuzuar seksualisht për një periudhë prej pesë muajsh, me një nxënëse të tij 11- vjeçare.

Abuzimi u denoncua nga prindërit e së miturës disa ditë më parë, duke çuar në prangosjen e 62- vjeçarit.

Mësohet që 11-vjeçarja i ka treguar së ëmës se mësuesi kujdestar, Demir Hoxha, i kishte kërkuar herë pas here që ta ndihmonte për të korrigjuar provimet, pasi ajo është nxënësja më e mirë e klasës.

Ajo ka shtuar se kur shkonte në mëngjes në shkollë dhe aty ndodhej vetëm mësuesi kujdestar, ai i kërkonte që të rrinin në klasë, ndërkohë që punonte ditarin.

E mitura mësohet t’i ketë shpjeguar së ëmës se një ditë në muajin janar, ai ka nisur ta prekë në pjesë intime dhe njëkohësisht i ka thënë që të rrijë e qetë e të mos flasë.

E dëmtuara ka pohuar se atë ditë mësuesi kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjë për të cilën ajo nuk kishte njohuri të plota se çfarë ishte konkretisht ajo që kishte ndodhur, por ishte e qartë se ishte diçka e turpshme.

E ndodhur nën presionin e mësuesit vajza ka pohuar se nuk ka reaguar, pasi i vinte edhe turp nëse do ta mësonin shoqet dhe shokët e shkollës.

Nxënësja e ciklit të ulët i ka treguar së ëmës se ky lloj abuzimi është kryer edhe herë të tjera nga mësuesi kujdestar Demir Hoxha dhe gjithmonë në ambientet e klasës. Ndërsa ka shtuar se rasti i fundit ka qenë ditën e premte, më datë 29 maj 2015./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd