
Pukë, 5 qershor 2015, NOA.al- Një sherr i nisur brenda shkollës përfundoi me një nxënës të plagosur.
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në shkollën “8 Dhjetori” në Pukë, ku dy grupe të rinjsh rreth moshës 16 vjeçare, janë konfliktuar fizikisht mes tyre.
Si pasojë e goditjeve njëri nga të rinjtë ka mbetur i plagosur në shpatull, ndërsa dyshohet të jetë goditur me kaçavidë.
I dëmtuari u dërgua për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e uniformave blu është bërë shoqërimi i pesë të rinjve, ndërsa po hetohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





