








Ngjallin ankth, një ndjesi melankolie, trishtim, por edhe shumë kuriozitet. Në botë ekzistojnë disa vende fantazmë, ku askush nuk prish heshtjen në rrugë apo kudo tjetër. Në disa raste bëhet fjalë për qendra ku kanë ndodhur katastrofa natyrore ose të shkaktuara nga dora e njeriut, disa rivlerësohen nga turizmi ndërkombëtar, por gjithsesi mbeten fenomene disa misterioze pse janë braktisur. Më poshtë gjeni tetë qytetet fantazmë më misterioze në botë:
Kilamba New City, Angola– Ky qytet u financua nga qeveria kineze për të pritur 500 mijë persona dhe u ndërtuan 750 pallate me tetë kate dhe plot me ngjyra. Në total u shitën vetëm 220 apartamente, megjithëse në këtë qytet nuk mungojnë shërbimet vijon të jetë jo shumë i populluar.
Oradour-sur-Glane, Francë– Në këtë zonë të Francës në vitin 1944 ndodhi një masakër, kryesisht me gra dhe fëmijë. Falë Charles De Gaulle, u kthye në një muze në qiell të hapur, për të mos harruar.
Döllersheim, Austri– Hitleri e evakuoi për të garantuar manovra stërvitje për trupat e Wehrmacht.
Little Paris ose Tianducheng, në Kinë– U ndërtua në vitin 2007 dhe pavarësisht se mund të mbajë 100 mijë persona, në të jetojë vetëm 2000. Në këtë qytet i njohur si “Parisi i vogël” ekziston edhe një imitim i kullës Eiffel.
Kayaköy, Turqi– Ka ende shtëpi dhe kisha ortodokse greke, por u kthye në një qytet muze, kur kaloi nga duart e Greqisë në atë të Turqisë.
Chaitén, Kili– Në vitin 2008 u evakua për shkak të vullkanit Chaitén, i cili u aktivizua pas 900 vitesh.
Äuli, Zvicër– Për qeverinë zvicerane duhet të shërbente si kamp stërvitje për ushtarakët, por u braktis.
Pripyat, Ukrainë– Një zonë e evakuuar menjëherë pas katastrofës nukleare të ndodhur pranë qytetit të Chernobyl./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





