Transmetuar më 05-06-2015, 08:59

Ato janë të dyja të njohura prej Top Channel, njëra si prezantuese dhe tjetra si vajza e themeluesit të televizionit.

Luana Vjollca dhe Lori Hoxha duket se janë mike mes tyre, madje dhe kanë shije të ngjashme.

Në një ceremoni të sfilatës së përvitshme të një kompanie që merret me fustanet e nusërisë, Luana dhe Lori u shfaqën të veshura thuajse njëlloj.

Ato mbanin veshur fustane të zinj, me një të çarë bujare deri në pjesën e sipërme të këmbës, gjë që tregonte dukshëm linjat e tyre.

Duke pikasur ngjashmërinë në veshje, dy vajzat kanë realizuar një fotografi së bashku si për ti bërë sfidë njëra tjetrës./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd