






Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e premte, 5 qershor 2015.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Prokuroria, skandali i ilaçeve, firmosen 10 arrestime”.
Tituj të tjerë janë; “Rrëfimi i vajzës së mësuesit të arrestuar: S’ia fal përdhunimin, por nuk e mohoj si baba”.
Lexoni: Si u zbulua përdhunimi serial, nëna dyshoi për abuzimin kur e bija e pyeti për shtatzëninë
“Lista e ALUIZNI, emrat e 850 përfituesve në 11 qarqe”.
Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “Kuvend, Rama then Berishën. Replika të ashpra edhe mes Metës, Bumçit e Nokës”.
Tituj të tjerë janë; “Video, mesazhi kërcënues për shqiptarët, nga ISIS, ditë të zeza për ju”.
“Ish të përndjekurit, emrat që marrin këstin e katërt dhe të pestë”.
“Gazeta Shqiptare” vë në fokus kryesor titullin, “Ish-të përndjekurit. Dëmshpërblimi, 2230 përfituesit”.
Tituj të tjerë janë; “Antiterrori merr në mbrojtje gazetaren e GSH, “Ny Times”: U kanos nga ISIS”.
“Rregullorja, statuti i ri i farmacistëve, kuotat paguhen çdo tre muaj”.
Gazeta “Mapo” hapet me shkrimin kryesor, “Skandali i ilaçeve, 10 zyrtarë e pronarë farmacish në pranga”.
Tituj të tjerë janë; “Video tronditëse, ISIS kërcënon shqiptarët, ja mesazhi i plotë: Do t’ju vijmë me eksploziv”.
“Duma shpall programin; një i punësuar për çdo familje dhe 30 % ulje taksash”.
“Rama: Mziu më 21 qershor, ose në burg ose në shtëpi”.
“Fushata, Kuvendi nuk bën numrat, shtyhet votimi i ligjeve”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





