Transmetuar më 04-06-2015, 23:18

Fund tragjik për një burrë në qytetin e Korçës, i cili u aksidentua për vdekje pasi u përfshi nga një makinë mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.00 në lagjen 9 të qytetit të Korçës, raporton korrespondentja e NOA.al.

Viktima është Luftëtar Lushi, rreth 71 vjeç, banues në qytetin e Korçës.

Nga dëshmitë në vendngjarje bëhet e ditur se ngjarja ndodhi kur Kostandin Mitrollari, 35 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar automjetin tip”Pezho” me targa AA 485 FA, ka aksidentuar me pasojë vdekje, shtetasin Luftëtar Lushi, rreth 71 vjeç, banues në Korçë.

Policia lokale tha se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat dhe po punohet për dokumentimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Qëndrimi i policisë mbi ngjarjen

Më datë 04.06.2015, nga Seksioni i Qarkullimit Rrugor,u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit  Kostandin Mitrollari, 35 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen 18 të Korçës, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Peugeot”, me targë AA 485 FA, ka aksidentuar duke i shkaktuar vdekjen shtetasit Luftar Lushi, 71 vjeç, banuese në Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 290 e 291 të Kodit Penal./a.f/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd