
Seksioni për media i ISIS-it, Alhayat Media Center, ka publikuar një dokumentar propagandistik për Ballkanin, në të cilin pjesëtarët e tij shprehin akuza dhe kërcënime ndaj jobesimtarëve në Ballkan.
Aty paraqitet edhe një kontekst i ateizmit komunist dhe flitet për Enver Hoxhën.
Dy shqiptarët që flasin janë Abu Bilqis (Al Albani), minuta 5:50 dhe Abu Muqatil (Al Kosova) minuta 15:15.
Abu Muqatil e thotë një porosi për jobesimtarët në Ballkan, transmeton Klan Kosova.
“I dërgoj mesazh taghutave (*taghut – ata që i adhurojnë idhujt, por jo Allahun) të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, dhe gjithë Ballkanit: mos mendoni se ne e kemi harruar për zullumin të cilin ju ia bani myslimanëve”
“Mos mendoni se ne e kemi harruar për armiqësimin që ia keni bërë dinit të Allahut”.
“Mos mendoni se ne e kemi harruar për nënçmimin dhe përuljen që ju ja bëni myslimanëve dhe fesë së Allahut”
“Vallahi do të vijnë ditë të zeza për juve.
Vallahi do të keni frikë të ecni nëpër rrugë.
Do të keni frikë të punoni nëpër zyrat e juaja
Do të keni frikë e do të tmerroheni e të trishtoheni edhe në shtëpitë e juaja
Do të keni frikë e do të tmerroheni e të trishtoheni edhe në ëndrrat e juaja edhe atëherë kur ju flini.
Ne do t’ju mposhtim juve me lejen e Allahut.
Do t’ju mbysim juve me lejen e Allahut.
Do t’ju vijmë me eksplozivë”.
Video gjendet e plotë më poshtë. Ajo u publikua sot nga faqja zyrtare e shtypit dhe informacionit të ISIS.
Forumi Intelektual Mysliman Shqiptar: Asgjë njerëzore në mesazhin e ISIS
Pas publikimit të videos ku militantë e ISIS kërcënojnë Shqipërinë dhe të gjithë Ballkanin, ka reaguar edhe Forumi Intelektual Mysliman Shqiptar.
“Gjatë fjalimit të tyre nuk ka asgjë njerëzore. Ata nuk i përngjasojnë dhe nuk përfaqësojnë asnjë lloj feje, pavarësisht se flasin në emër të saj”, thuhet në deklaratë.
Ndërkohë, Forumi Intelektual Mysliman i bën thirrje organeve kompetente që të reagojnë dhe të marrin masat e duhura ndaj këtyre kërcënimeve, duke qenë se në videon që ju solli edhe NOA dhe e rigjeni më poshtë, në totalin 20 minutësh, rreth minutave 5 dhe 15 shfaqen dy persona që flisnin në gjuhën shqipe.
Gjithashtu, FMSH i bën thirrje Imamëve në të gjithë Shqipërinë dhe trevave shqipfolëse, që ligjërata e ditës së xhuma të jetë një kundërpërgjigje e ashpër kundër kësaj gjuhe urrejtje.
“Forumi Intelektual Mysliman, së bashku me besimtarët myslimanë dhe të gjithë shoqatat simotra do të punojmë për të nxitur vepra të mira dhe në dobi të komunitetit ku jetojmë. Që të përcjellim vlerat dhe mesazhin se islami, feja e paqes dhe e tolerancës, nuk ka të bëjë me këta njerëz, të cilët nuk njohin gjë tjetër përveçse dhunës dhe terrorit”, thuhet më tej në deklaratën e publikuar nga Forumi Intelektual Mysliman Shqiptar.
Video u publikua nga faqja zyrtare e shtypit dhe informacionit të ISIS. Youtube i ka hequr videot e ISIS nga rrjeti, megjithatë video mund ta shikoni më poshtë, kurse lexuesit e NOA Mobile këtu.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





