
Pak ditë para mesit të qershorit kur përfundon 100 ditëshi i reality show Big Brother Albania 8, pas ndarjes së lajmëruar nga Tea dhe Veseli, një tjetër çift shkon drejt ndarjes, duke lënë kështu të kuptohet se tani gara për 10 milionë lekë të rinj është mëseindividuale.
Një qëndrim i gjatë në pishinë i Xhensilës me Fatjonin, nxori në pah problemet mes tyre.
Ndërsa ishin duke qëndruar në shezlonët e pishinës, Xhensila nisi një bisedë në formë pyetësori me Fatjonin, për të ditur qëndrimin e tij mbi vajzat që lidhet. Siç ajo e sqaroi në fund, donte të dinte se cili ishte mashkulli që do të vazhdonte apo jo lidhjen pas daljes nga shtëpia.
Xhensila dhe Fajton nisën të flasin për ndarjet që kanë patur dhe raportet që ata kanë mbajtur me ish-at e tyre. Fatjoni pohoi se i “pëlqen të mbajë kontakte me ish-të dashurën”. Ai përmendi se lidhja e tij më e gjatë ishte pak më shumë se një vit dhe shtoi se në çdo kohë që do ta kërkonin nëse do të kishin nevojë ai do të përgjigjej.
Xhensila reagoi duke i thënë “Fatjonit që do ndihej keq nëse do ishte në një tavolinë me një femër, që Fatjoni e ka patur për një vit rresht”. Xhensila ironike iu kundërvu Fatjonit duke e “cituar”: “Unë do jem aty dhe ti do me thuash “prit pak zemër, se duhet t’i kthej sms ish-it se ka një hall. Prit pak se do të shkoj tek ish-i se ka nevojë për mua. Aty në krevat rri se erdha”.
Fatjoni vazhdoi duke thënë “që nuk ka asgjë e keqe të mbash kontakte me ishin”.
Xhensila doli hapur për arsyet e pyetjeve që i bëri: “Këto pyetje po t’i bëj sepse po vjen fundi dhe dua të di se çfarë Fatjoni po më pret jashtë, Fatjoni i tregon Xhensilës që “Fatjoni që është jashtë është i njëjtë me atë brenda, i mirë dhe i mirëkuptueshëm”.
Kurse pasi debati vazhdoi dhe Fatjoni u tërhoq disi, Xhensila ishte e vendosur ta konsideronte tashmë Fatjonin, ish-in e tij. “Sapo mora vesh që i dashuri im është aq i gjindshëm, sa u gjendet dhe ish-të dashurave në rast nevoje. Në fakt sapo mora vesh se ish-i im është kaq i gjindshëm. Sa bukur kur ke një ish që të takon edhe pasi jemi ndarë”, – përfundoi Xhensila.
Lidhja brenda BBA8, ndahen Tea me Veselin
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





