


Një sondazh i hapur tek Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.al mblodhi 100 mijë votues të cilët bënë zgjedhjen e tyre për preferencën që kanë për kandidatët e zgjedhjeve të 21 qershorit për kryetarë bashkie.
Lexuesit i janë përgjigjur pyetjes:
Nëse votoni sot për kryebashkiakun e ri të Tiranës kë do të zgjidhni? (Sipas rendit alfabetik):
Erion Veliaj
Gjergj Bojaxhi
Halim Kosova
Në sondazh morën pjesë mbi 100 mijë votues me të drejtë të një vote dhe rezulton se kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi ka mbledhur 18 405 vota ose 18.33 për qind të totalit prej 100 141 votash.
Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Erion Veliaj rezulton me 34 514 vota ose 34.7 për qind të votave.
Kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, Dr. Halim Kosova, rezulton me 47 495 vota ose 47.3 për qind të totalit prej 100 414 votash që janë dhënë nga lexuesit e NOA.al deri mbrëmjen e sotme, e enjte 5 qershor 2015.
Ky sondazh do të vijojë deri më 19 qershor kur do të shpallet rezultati përfundimtar.
Për të votuar edhe ju në këtë sondazh, klikoni këtu. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





