




Karriera e saj artistike starton që kur ka qenë 6 vjeçe, por duket se nga fillimi deri më sot, vetëm nga diçka nuk mund të heqë dorë lehtë këngëtarja Irma Libihova.
Doni ta mësoni?
Janë flokët, modeli i të cilave thuajse është identik që kur ka qenë 4 vjeç dhe si vajzë ka nisur të kujdeset për flokët.
Por, siç edhe pohon këngëtarja, ky është modeli që i shkon asaj më shumë, ndaj edhe nuk e ka pasur të lehtë të ndryshojë herë pas herë pamjen.
Nëse e shihni me kujdes te fotot, ndryshimi mes modelit kur ka qenë e vogël dhe sot, është vetëm pak centimetra më pak.
Fakt të cilin këngëtarja e justifikon duke pohuar se kur ishte e vogël çdo gjë ishte në dorën e së ëmës, ndërsa sot modelin me pak centimetra më të gjatë e ka zgjedhur vetë. /o.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





