Transmetuar më 04-06-2015, 16:54

Një grua në Londër, identiteti i së cilës ka mbetur anonim ka postuar në Facebook fotot që shihni më poshtë, të barkut të saj në muajin e gjashtë të shtatzënisë, shoqëruar me një njoftim të frikshëm.

“Unë jam shtatzënë dhe nuk e duan fëmijën. Jam e gatshme që ta këmbej atë me drogë ose para. Ju garantoj se fëmija është i bardhë! Pres vetëm oferta serioze!”, shkruan ajo. Siç raporton Mirror, një deklaratë e tillë ka shkaktuar indinjatë në rrjetet sociale.

Një nga përdoruesit shkroi në postimin e vajzës: “Shpresoj që të jetë një shaka. Përndryshe autoritetet duhet të arrestojnë këtë grua për tentative shitje të fëmijës së saj”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd