Transmetuar më 04-06-2015, 15:58

Doni të dobësoheni por jeni dembelë, nuk pëlqeni palestrën dhe ushqimet dietike? Më poshtë gjeni një mënyrë fare praktike e cila bën për ju.

E keni provuar ndonjëherë të flini me çorapet e lagura? Rezultati është një lloj hidroterapie, e cila përmirëson qarkullimin e gjakut dhe stimulon sistemin imunitar.

Është kjo teoria e doktoreshës amerikane nga Minnesota, Katie Corazzo, e cila garanton rezultate të papara. Sistemi është fare i thjeshtë.

Para se të bini të flini, është e nevojshme që të lagni një palë çorape pambuku duke i futur në ujë të ftohtë dhe pas kësaj lërini në frigorifer për disa minuta.

Më pas futini këmbët në ujë të nxehtë për 15 minuta dhe pasi këmbët të jenë tharë, vishni çorapet e ftohta dhe sipër vishni një palë të tjera të trasha.

Pjesën tjetër lërjani gjumit. Kjo mënyrë ndihmon për të humbur peshë, por edhe për parandalimin e të ftohtit.

“Pasi të keni shkuar të flini me çorapet e lagura, këmbët tuaj do të bëjnë gjithë punën. Venat e gjakut do të ngushtohen kur këmbët të jenë të ftohta dhe në këtë mënyrë organeve të trupit tonë do t’i shkojnë vetëm substancat e mira”, thotë Corazzo.

Kjo mënyrë është bërë mjaft e famshme në rrjetet sociale. Gjithashtu është dëshmuar edhe nga blogger-ja Lisa Zahn, e cila thotë se ka kuruar bronkitin pa përdorur antibiotikë dhe ka marrë rezultate shumë të mira. Nuk humbni asgjë, mjafton ta provoni./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd