Transmetuar më 04-06-2015, 15:42

Asnjë anestezi lokale ndaj një pacienti i cili u operua në tru. Në mes të ndërhyrjes kirurgjikale ai nisi të këndonte dhe t’i binte kitarës, ndërkohë që mjekët punonin në kokën e tij. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Brazil.

33 vjeçari Anthony Kulkamp Dias, me një të kaluar si muzikant profesionist u shtrua në spital, për heqjen e 90% të tumorit që kishte prekur trurin e tij, ndërsa mjekët e inkurajuan të këndonte dhe ti binte kitarës.

Ai ja doli më së miri të luajë muzikë dhe të këndojë këngë të grupit Beatles dhe disa të tjera të njohura në Brazil, si dhe një tekst të shkruar për djalin e tij Emmanuel, i cili erdhi në jetë 15 ditë pas zbulimit të kancerit.

Mjekët e lejuan jo vetëm të qëndronte zgjuar gjatë operacionit që zgjati nëntë orë, por përmes këndimit dhe rënies së kitarës, verifikuan në vijimësi zonat e trurit të lidhura me memorien dhe gjyghën, në mënyrë që të mos dëmtonin trurin.

Në videon që gjeni më poshtë Anthony i bie kitarës dhe këndon këngën “Yesterday”, ndërsa mjekët dhe anestezistët e spitalit “Nossa Senhora de Conceiccao”, në qytetin e Santa Catarina, punonin mbas tij./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd