Transmetuar më 04-06-2015, 14:58

Tiranë, 4 qershor 2015, NOA.al- Një vajzë e re ka humbur jetën në kryeqytet. Viktima, rreth moshës 25 vjeçare është mbytur te liqeni artificial në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës së sotme, në rrethana ende të paqarta.
Kanë qenë dëshmitarë të rastit të cilët ndodheshin për shëtitje në liqen, ata që kanë parë gjithçka dhe kanë denoncuar çka ndodhi.
Ndërkaq në kërkim të trupit të saj, kanë mbërritur polumbarët, por deri më tani pa rezultat./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





