
Tiranë, 4 qershor 2015, NOA.al- Replika të ashpra mes Kryeministrit Edi Rama dhe paraardhësit të tij Sali Berisha në Kuvend.
Kryeministri Edi Rama deklaron se qendra kombëtare e shërbimeve publike në Tiranë, do të jetë edhe qendra e gravitetit të gjithë rrjetit të shërbimeve që do shtrihet në të gjitha njësitë bashkiake.
Duke folur në seancën e sotme parlamentare për projektlingjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet RSH dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për paradhënie për përgatitjen e projektit të propozuar “Shërbime publike me në qendër qytetarin”, Rama tha se ligji i hap rrugën investimeve të rëndësishme.
Ai shtoi se ambicia është që shërbimi që jep qendra kombëtare përmes sporteleve që nuk kanë lidhje me institucionin, por janë për të orientuar qytetarin të shtrihet në gjithë territorin e Republikës.
Sipas tij ky shërbim synon shkurtimin e numrit të licencave, vërtetimeve dhe dokumentave që ju kërkohet sot njerëzve, ndaj tha se po punohet për të siguruar lidhjen e bazës së të dhënave në mënyrë të integruar, në mënyrë që të ketë një bazë të dhënësh të aksesueshme për të gjitha shërbimet.
Kreu i qeverisë tha se koha kur certifikata do merret drejtpërdrejtë në Shqipëri pa shkuar në qendrën e shërbimeve publike do jetë shumë e shpejtë.
Ai shprehu besimin se ky është një ligj që çel një rrugë krejtësisht të re dhe jep mundësinë për të projektuar në tre vitet e ardhshme një sistem transformimi rrënjësor në Republikën e Shqipërisë.
Në reagim ndaj kreut të qeverisë, ish-Kryeministri Sali Berisha tha se Rama dëshmoi se ka ardhur në atë ndërtesë si ufo.
“Ato që shiti si risi, firma elektrkike dhe ligji i saj kanë së paku gjashtë vjet të votuara në Parlament. Rreh gjoksin me vepra të paraardhësit. Statistikat botërore konfirmojnë se në 2005 Shqipëria kishte 4-8% penetrim interneti dhe në 2013 arriti në 63%. Çmimet e internetit pësuan rënie të paktën tre herë, çmimet e bisedave u ulën nga tre deri në pesë herë sipas rastit”, u shpreh Berisha, duke shtuar se në kompanitë celulare u fut edhe projekti i pagesës mobile.
Në vijim ai shtoi se qeveria e ka mendjen tek luksi i saj dhe se nëse nuk përdoret vullneti i qytetarëve për vjedhjen dhe grabitjen e pasurive të vendit, nuk do të jetë kurrë e ardhmja që meritohet.
Duke reaguar ndaj fjalës së deputetit Berisha, Kryeministri tha se nënshkrimi elektronik i certifikatës familjare nuk është në ligj.
Ndërsa lidhur me pagesat mobile shtoi se u bë realitet vetëm me ardhjen e guvernatorit të ri dhe se pagesat nëpërmjet celularit janë sot aktive sepse u zhbllokuan nga qeveria e pas 23 qershorit.
Për sa i përket çështjes së sporteleve, ai e cilësoi si një nga ndryshimet më të rëndësishme dhe më të nevojshme, ndaj tha se është vënë në dispozivion një fond i qeverisë për gjithë procesim e përgatitjes dhe për bazën e të dhënave.
Në këtë linjë ai bëri me dije se Banka Botërore ka vënë në dispoozicion një fond, Bashkimi Europian ka vënë një fond tjetgër dhe së bashku do të realizohet projekti i cili nuk mund të bëhej më shpejt po të bëhej me paratë e qeverisë shqiptare, pasi ka një kohë të sajën.
“Është e vërtetë që ju i dhatë ca fonde për Shhipërinë dixhital dhe arsyeja pse Shqipëria dixhitale nuk funksionoi para 23 qershorit, dhatë 2 milionë dollarë dhe i dhatë por kompjutera. Por ajo që kemi trashëguar janë laboratoirë i nformatike të dalë nga përdorimi se ato televizorët që çonit në laborartoirë soi kompjuterat i çonit dhe nuk e dinin si ti përdornin. Ata thonë shprehimisht se paratë e shpenzuara deri para se të ndryshohej qasja, janë para të hedhura në lumë, pasi nuk paguhej interneti”, deklaroi Kryeministri, duke shtuar se u lanë borxhe të papaguara lidhur me tarifën e papaguar të internetit./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





