Transmetuar më 04-06-2015, 11:03

Një person ka humbur jetën pak minuta më parë për shkak se u përfshi në një aksident fatal, raporton noa.al.

Ngjarja ndodhi ne aksin rrugor kombëtar Peqin-Elbasan, pranë vendit të quajtur Copanaj, komuna Përparim e rrethit Peqin.

Viktima është Kujtim Agolli, 60 vjeç, banues në qytetin e Cërrikut.

Nga hetimet në vendngjarje rezulton se dy automjete janë përplasur mes tyre në këtë rrugë.

Automjeti i tipit Ford me targa AA 515 FI drejtuar nga shtetasi G.L., është përplasur me me motoçikletën me targa EL 539 A drejtuar nga shtetasi Kujtim Agolli, 60 vjeç i cili ka vdekur.

Policia tha se shtetasi G.L., 49 vjeç me banim në Peqin, është kapur. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd