Transmetuar më 04-06-2015, 10:31

Elbasan, 4 qershor 2015, NOA.al- Nuk arrinte të pranonte fundin e lidhjes mes tyre, ndaj në mënyrë të përsëritur përndiqte ish- të fejuarën.

29 vjeçari E.S., nga fshati Katund i Ri në Bradashesh, po hetohet nga policia pas denoncimit të bërë nga ish- e fejuara.

22 vjeçarja K.G., prej kohësh shqetësohej në rrugë, telefon e kudo nga ish-partneri i saj i cili i kërkonte me insistim bashkimin.

E reja tha para uniformave blu se ish- i fejuari i saj kishte arritur edhe në kërcënime, çka bëri që prej frikës ajo të kërkojë ndihmë në polici.

Ndaj të dëmtuarës u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes, ndërsa i padituri po mbahet nën mbikëqyrje i akuzuar për veprën  penale “Përndjekja”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd