Transmetuar më 04-06-2015, 09:28

Elbasan, 3 qershor 2015, NOA.al- Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në Elbasan, si pasojë e përplasjes së dy motorrëve.

Gjatë natës së lënë pas në segmentin rrugor Grekan- Dëshiran, në vendin e quajtur fshati Guras, 25 vjeçari Elis Veliu, banues në fshatin Dëshiran, komuna Grekan, duke drejtuar mjetin motorr tip Xgjao, pa targa është përplasur me mjetin motorr tip Dajang, pa targa me drejtues shtetasin A.V., 29 vjeç, banues në fshatin Dëshiran.

Si pasojë e përplasjes janë aksidentuar të dy drejtuesit e motorrëve. Për shkak të dëmtimeve të marra 25 vjeçari Veliu ka gjetur vdekjen në spitalin e Elbasanit në duart e bluzave të bardha.

Ndërkaq 29 vjeçari i plagosur  pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Elbasanit, u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin Ushtarak Tiranë.

Nga të dhënat e para të uniformave blu dyshohet se shkak për përplasjen, ka qenë shpejtësia e madhe e motorrëve./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd