Transmetuar më 04-06-2015, 08:59

Yves Saint Laurent censurohet në Britaninë e Madhe. Autoriteti që rregullon reklamat (ASA), kërkoi që të tërhiqet fushata e fundit publicitare e firmës së famshme të modës, ku shfaqet një modele shumë e dobët e shfaqur në revistën “Elle Uk”.

Yves Saint Laurent, sipas ASA, akuzohet për reklamim të “papërgjegjshëm”, ku modelja e shtrirë në tokë duket sikur ndihet keq, ka këmbë skeletore dhe kocka të dukshme në kraharor, tamam si anoreksike.

Kofshët dhe gjunjtë e saj nxjerrin gjithashtu dobësinë në pah dhe drita e përdorur, fokuson më tepër anën skeletore.

Kjo nuk është hera e parë që ASA godet industrinë e modës, pasi edhe më herët për shkak të një modele të re në poza shumë sensuale të firmës “Miu Miu”, reklama u censurua./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd