



Dy motra vendosën të flinin bashkë në të njejtin shtrat, por gjatë natës ndodhi diçka që nuk ua merrte mendja.
E vogla Taleisha Lee, 20 muajshe rrezikoi të vdiste e mbytur nga flokët e gjatë të moshës 10 vjeçare, Rhianna. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në banesën e tyre në Brisbane, Australi.
Prindërit e vajzave, u zgjuan në mes të natës nga britmat e Rhianna, e cila kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Babai i tyre, ndërhyri direkt duke prerë flokët të cilët po mbysnin vogëlushen.
Nëna e vajzave e terrorizuar ka dashur të ndajë në Facebook, fotografinë e Talesha me shenjat në fyt, duke këshilluar prindërit që t’ua lidhin flokët vajzave gjatë natës./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





