Transmetuar më 04-06-2015, 08:29

U ekzekutua në Texas, Lester Bower Jr, 67 vjeçari i dënuar për vrasjen e katër personave në vitin 1983. Bëhet fjalë për të dënuarin më të moshuar me vendim kapital në Texas.

Lester akuzohet për vrasjen e katër personave në vitin 1983. Ai ka pretenduar gjithmonë se është i pafajshëm dhe ka bërë apel në Gjykatën Supreme, por kërkesa e tij është refuzuar.

Sipas akuzës 67 vjeçari ka vrarë katër persona në Dallas në një magazinë, gjatë kohës që po tentonte të blinte një aeroplan të vogël te një nga viktimat, të cilin e vodhi.

“Shumë është thënë e shkruar për këtë rast, por e vërteta nuk u zbulua. Por koha për burgun dhe të vërtetën përfundoi”, tha para ekzekutimit i dënuari./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd