Transmetuar më 04-06-2015, 08:13

Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e enjte, 4 qershor 2015.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Ndryshon ligji, kompensimi financiar, formulë e re për pronat”.

Tituj të tjerë janë; “Legalizimet pas 2009, Malltezi: Hi syve për fushatë”.

“Përdhunoi nxënësen 11 vjeçare, përgjimi i mësuesit në polici: Të çoja unë të abortoje”.

“Prokuroria letër-porosi në Hollandë për masakrën në Tiranë”.

Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “Numëruesit, sherr në KQZ, kryetarja e KQZ debaton ashpër me përfaqësuesin e PDIU”.

Tituj të tjerë janë; “Leja, PS dhe PD debate për ndërtimin në pallatin e Bashës”.

“Lushnje, përdhunon të miturën në shkollë, pranga mësuesit”.

“Sarandë, rihapet universiteti, kuota të reja për vitin 2015-2016”.

Gazeta Shqiptare” vë në fokus kryesor titullin, “Dosja e sigurimit, grupimi anti-revolucionar. Lista e 1978, Elena Kadare, Arben Imami dhe drejtuesit e ekonomisë”.

“Pranga mësuesit në Divjakë, dhunoi seksualisht në klasë nxënësen e mitur”.

“Kodi i ri i punës, hidraulikë dhe elektriçistë, punësim vetëm me kontratë”.

Gazeta “Mapo” hapet me shkrimin kryesor, “Pedofilia, pranga mësuesit përdhunues, abuzoi me 12 vjeçaren”.

Tituj të tjerë janë; “Tërheqja e kandidatit të Këlcyrës, KQZ kërkon informacion nga SHISH dhe Prokuroria”.

“Arrestohet komisari i Elbasanit, “spiunonte” operacionet e policisë”.

“Gjykata dënon me 9 vjet burg ish-drejtoreshën Arsimit Lushnjë”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Pesë muaj përdhunime në klasë, arrestohet mësuesi monstër”.

Tituj të tjerë janë; “KQZ nuk gjen dot bazë ligjore për përjashtimin e kandidatit në Këlcyrë”.

“Dekriminalizimi, Meta dhe Balla refuzojnë ftrsën e PD për pakt”./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd