Transmetuar më 04-06-2015, 00:15

Qëllimi i Lionel Richie kur ka nisur turneun e tij muzikor ka qenë që të bëjë dashuri me çdo femër në botë.

Këngëtari i superhitit "Hello" që mund ta shijoni tek video e mëposhtme, nisi turneun e tij muzikor me grupin "Commodores" dhe ka treguar se qëllimi i të gjithë pjesëtarëve të grupit ishte të shkonin në krevat me sa më shumë femra të ishte e mundur gjatë kohës që ata udhëtonin nëpër botë.

Lionel Richie është shprehur: "Kur turneu me grupin nisi, ne e dinim që do të performonin në shumë qytete në mbi 100 koncerte gjatë një viti kështu që vendosëm të bënim seks me çdo femër në botë. Ky ishte misioni ynë i përbashkët."

Këngëtari, tani 65 vjeçar, tregon se ka fjetur me mijëra femra gjatë asaj periudhe, të cilat arrinin tre femra në ditë.

Më tej, ai është shprehur se ndonjëherë ishin të tepërta pasi kishte nevojë për energji që të performonte.

Megjithatë Lionel, i cili u nda nga bashkëshortja e tij e dytë Diane Alexander në 2004, ka thënë se e gjitha kjo nuk zgjati shumë pasi kishte frikë mos përfundonte baba i femrave që ai nuk i njihte fare.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd