
Nga Anila Kalleshi – Dietologe
Mos humbisni edhe: Si të llogarisim kaloritë tek ushqimet që hamë, për një trup ideal
Katër kilogramë më pak! Fryrja për shkak të lëngjeve luftohet edhe në tavolinë, duke eliminuar ushqimet e kripura: Shumë kripë, jo vetëm provokon mbajtjen e lëngjeve por edhe i bën ushqimet shume te shijshme dhe na shtyn t’i konsumojmë ne doza të tepërta.
Mënyra më e thjeshtë është të zëvendësosh kripën me erëzat (rasti më klasik speci djegës: 1 pjatë me penne arrabbiata është e shijshme edhe me shumë pak kripë). Nëse do të heqësh dorë nga shija e kripës, mëso të përdorësh limon ose uthull molle, që stimulojnë diurezën.
Ndiq këtë Program super pastrues për 7 ditë!
NË TAVOLINË MOS HARRO QË. . .
Për një javë, ose nëse mundesh edhe për një periudhë më të gjatë, evito djathërat, mocarelën dhe produktet e tjera të qumështit përveç: kosit, gjizës dhe djathit pa kripë. Elimino majonezën dhe salcat e kripura, sallamin dhe salsiçet, ushqimet e gatuara në tiganë, ullinjtë, kaperin, biskotat industriale, tortat. Për pije prefero ujin mineral dhe lëngun e mollës.
E HENE
Mëngjesi: Sallatë frutash me banane, 1mollë dhe 1dardhë me 50 g gjizë pa kripe, 1 kafe elbi
Paradite: Një gotë lëng boronice, 1 kos natyral pa yndyrë, 3 kokrra arra.
Dreka: Rizoto me shafran dhe majdanoz, 150 g merluc në furrë, sallatë dhe 1 fetë bukë e zezë.
Pasdite: Një gotë lëng boronice
Darka: Supe me perime, 150 g kraharor pule në zgare dhe sallatë me karota dhe 1 fetë bukë e zezë
E MARTE
Mëngjesi: Një kos natyral pa yndyrë, 1kafe elbi me qumësht soje, 40g buke misri dhe 1molle
Paradite: 1gotë lëng molle jeshile
Dreka: Oriz me rrepa, levrek i pjekur në zgarë me spinaq me spec djegës, 1 fetë bukë e zezë
Pasdreke: 1dardhë,
Darka: Supe me elb, perime, peshk shpatë me sallatë me finok.
E MËRKURË
Mëngjesi: Një kos soje, 2feta bukë integrale me komposto molle dhe kumbulla te thata, 1kafe elbi.
Paradreke: 2kivi
Dreka: supë pule, sallatë lakrash dhe brokoli të gatuar në avull dhe gjoks pule me rigon. Pasdreke: 2feta ananas
Darka: Perime, levrek i gatuar ne zgarë me sallate me luleradhiqe, çikore dhe sallatë jeshile, 1mollë e gatuar me kanellë.
E ENJTE
Mëngjesi: 2 feta bukë integrale me mjalte, 1 kos soje, 1kafe elbi dhe një tas me komposto molle
Paradreke: 1 kupe me qershi
Dreka: Rizoto me salcë domatesh dhe rozmarinë, fileto peshku me limon me kunguj te zier dhe te përziera me qepë dhe majdanoz, 1mollë dhe 1 fetë bukë e zezë
Pasdreke: 1gotë lëng spinaqi, kivi, kastraveci
Darka: Supe me perime me 50g elb, peshk hake ne furrë me kungull, brokoli dhe karrota, 1puding soje dhe 1fetë bukë e zezë Përpara se të flesh: Merr gështenjat
E PREMTE
Mëngjesi: 1kapsul centella asiatica me ujë, 1fetë bukë e zezë me marmelate portokalli pa sheqer, 1yogurt natyral pa yndyrë, 1kafe elbi, 1mollè e gatuar
Paradreke: 1gotë lëng boronice, 2feta ananas
Dreka: Oriz me çikore, 150 g merluc me 200 g lulelakër ne avull dhe në fund me vaj, uthull dhe susam, 1dardhë, 1fetë bukë e zezë
Vakti vogël pas dreke: 1gotë lëng boronice dhe 3 galetë të shkurtër integrale
Darka: Spinaq, patate dhe bizele, 150g ton në pisatër me sallatë, 2mandarina, 1fetë bukë e zezë
Përpara se të flesh: Merr gështenjat
E SHTUNË
Mëngjesi: 1kapsul centella asiatica me ujë, 1 tas me qumësht soje me 40g bollgur, 1tas me fruta te gatuara me kanellë dhe 1kafe elbi
Paradreke: Një lëng me banane, boronicë dhe qumësht soje
Dreka: 80g makarona misri ose oriz me brokoli, bocconcini me gjel deti dhe sallatë miks me perime krokante, 1mollë, 1fetë bukë e zezë
Vakti vogël: Një lëng me mandarina i fruluar me lëng boronice
Darka: Kunguj me selino dhe pras, 100g gjize pa kripe, 200 g spinaq ne avull me vaj dhe limon
E DIEL
Mëngjesi: 1 fete bukë e zezë me 50 g rikota dhe 2 lugë mjaltë, 1kafe elbi
Paradite: Lëng qershie dhe 3 bajame
Dreka: Makarona misri ose oriz me kunguj, gjoks pule ne zgarë, sallatë me rukola e pomodorini, 1 fetë bukë e zezë
Pasdite: Lëng domatesh, 1lugë marmelatë kumbulle pa sheqer
Darka: Perime, lakra te spërkatura me spec djegës. /Përgatiti: Albert Zholi/
Mos humbisni edhe: Si të llogarisim kaloritë tek ushqimet që hamë, për një trup ideal
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





