



Dy banesa, shtëpi private, janë shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e së mërkurës në lagjen "Gjuhadol" të qytetit të Shkodrës. Më poshtë shikoni fotot nga vendngjarja si dhe videon me momentet e pas shpërthimit të flakëve.
Zjarri ka rënë fillimisht në banesën e shtetasit me iniciale D.H dhe brenda pak minutash nga flakët është përfshirë dhe një banesë tjetër aty pranë.
Për fat të mirë, dëme në njerëz nuk ka pasur, por dy banesat janë shkrumbuar dhe për rrjedhojë dëmet materiale arrijnë deri në disa milionë lekë.
Ka qenë ndërhyrja e zjarrfikësve që ka bërë të mundur izolimin e flakëve që rrezikonin dhe disa shtëpi të vjetra që ndodheshin pranë vatrës së zjarrit.
Grupi hetimor shkoi në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, që nga hetimet paraprake i atribuohet luhatjes së energjisë elektrike.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





