Transmetuar më 03-06-2015, 20:55

Gjatë 4 qershorit 2015 ju do të ndiheni të sigurtë, me energji dhe gati për aksion. Megjithatë është shumë e rëndësishme që t’i shtyni energjitë tuaja në drejtime kreative ose larg shpërqendrimeve. Ju nuk do të mërziteni nëse diçka nuk do të ndodhë aq shpejt sa ju do donit. Mundohuni të mos fokusoheni aty, më mirë shikoni për detyra të thjeshta.

Dashi

Ata që janë shenja e dashit duhet t’i kushtojnë vëmendje të lartë anëve materiale të jetës dhe lidhjeve monetare mes njerëzve në veçanti. Urgjenca e këtyre çështjeve do të fillojë që në mëngjes. Sipërmarrësit, ashtu si edhe njerëzit e thjeshtë të cilët janë të ndjeshëm ndaj financave duhet të veprojnë me kujdes.

Demi

Demat e lindur në prill duhet të futën në sferën e biznesit me mendjen e kthjellët që në agim. Partneri juaj mund të ketë sot nevojë për ju. Kështu që ju do të keni reagime të forta ndaj atyre që kundërshtarët tuaj ose bashkëshorti mund të thonë.

Binjakët

Kini më shumë kujdes kur ndërveproni me kolegët tuaj. Ka mundësi që ndonjëri prej tyre të ketë qëllime jo të mira ndaj jush dhe mund të veprojë pas shpinës suaj.  Për shkak të rutinës së punës, mund të përjetoni stres mendor dhe fizik.

Gaforrja

Në 4 qershor 2015 gaforret janë veçanërisht seksi. Por kini kujdes që të mos ngatërroni atë që mund të jetë thjesht një lojë e hormoneve ose e dashurisë. Nëse ju keni fëmijë të vegjël mundohuni të jeni vigjilent për t’i mbrojtur nga dëmtimet. Siguroni që të krijoni një atmosferë të këndshme rreth tyre.

Luani

Për luanët dita e sotme mund të sjellë disa vështirësi, veçanërisht për ata që kanë lindur në fund të korrikut. Para së gjithash, mos e nisni ditën me një argument ose armiqësi. Pasi të keni shijuar kafen e mëngjesit, mundohuni të shmangni gjërat e dhimbshme. Ndoshta reagimi i familjes suaj nuk do të jetë i menjëhershëm, por të jeni të sigurtë që do të jetë shumë negativ.

Virgjëresha

Yjet ju këshillojnë që të shmangni udhëtimet, qofshin ato për biznes apo thjesht për pushime. Gjatë rrugës mund të përballeni me shqetësime, si dëmtime nga neglizhenca. Gjithashtu mund të ndiheni jo rehat. Sot ju do të mbroni me fanatizëm besimet tuaja.

Peshorja

Peshoret nuk duhet të eksplorojnë iniciativa serioze, as vetëm dhe as me partnerin. Është koha që ju të rivlerësoni strategjitë tuaja në marrëdhëniet me publikun , ashtu si edhe mënyrën e komunikimit. Mos u besoni shumë bashkëpunëtorëve, pasi me kalimin e kohës  atraktiviteti i tyre do të përcaktojë drejtimin e lojës.

Akrepi

Që në mëngjes ju mund të sfidoheni nga kundërshtarët tuaj ose mund ta gjeni veten të përfshirë në një debat të keq. 4 qershori 2015 është dita për të marrë vendime të pavarura. Mos nxitoni për të vepruar, sidomos të ndikuar nga shpërthimi i emocioneve, frika dhe indinjimi.

Bricjapi

Në mëngjes marrëdheniet e bricjapëve me fëmijët dhe partnerët do të përballen me rrezikun e një konflikti. Veprimet nga bashkëpunëtorët, rivalët dhe bashkëshorti mund të provokojnë indinjatë të madhe tek ju.

Ujori

Dita nuk do të jetë e lehtë, veçanërisht për ju që keni lindur në janar. Mund të përjetoni stres në çështjet e komunikimit ( keqkuptime, pakënaqësi)  dhe strese fizike për të cilat rekomandohet pushim absolut.

Peshqit

Yjet rekomandojnë peshqit që të kenë kujdes nga ajo që thonë dhe nga përfundimet që nxjerrin, po ashtu edhe nga vendimet dhe përshtypjet.  Në gjysmën e parë të ditës duhet të merrni pjesë në diskutime me shumë kujdes.  Fjalët dhe veprimet tuaja mund të kenë efekt të papritur. /u.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd