Transmetuar më 03-06-2015, 18:33

Thuajse të gjithë fëmijët, pse jo edhe të rritur në listën e dëshirave të tyre kanë gjithnjë një udhëtim në Disneyland. Por, ka nga ata që arrijnë të plotësojnë dëshirat e fëmijërisë kur janë të rritur, ndaj Rezarta Shkurta nuk e ka humbur rastin, por ka vizituar një prej parqeve më të mëdhenj në botë të argëtimit për fëmijë.

Ajo është shfaqur krah një mikeshës së saj teksa endet ‘e dehur’ në parkun e mbushur me personazhet e famshëm të Disney, një prej të cilëve ajo ka preferuar ta zgjedhë si ‘lëkurë’.

Ka qenë pikërisht miushi Miki, fjongon e së cilës ka preferuar ta vendosë në flokë, teksa shfaqet e lumtur duke përjetuar një moment, që do ta kishte dashur kur ishte e vogël. Gjithsesi, kurrë nuk është vonë për të plotësuar dëshirat./o.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd