Transmetuar më 03-06-2015, 17:14

Pasi u shfaq fillimisht në kopertinat e disa revistave të Tiranës dhe Prishtinës, këngëtarja Fjolla Morina ka guxuar duke u zhveshur për të shijuar rrezet e nxehta të diellit të Verës.

Nuk kishte sesi të linte t’i iknin këto ditë të fundit të shtatzënisë së saj, andaj ka përfituar nga pauza koncertore dhe ka udhëtuar drejt Malit të Zi, ku ka shijuar banjot e para të diellit dhe pak abronzaturë.

E shtrirë krah pishinës me rroba plazhi leopard, Fjolla nuk është shqetësuar aspak për pamjen e saj, madje e ka shijuar këtë moment ndryshe nga herët e tjera, duke u shfaqur krejtësisht e lumtur.

Nga fotot duket se ajo ka udhëtuar e vetme drejt Malit të Zi, ndërsa babai i fëmijës së saj ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /o.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd