Transmetuar më 03-06-2015, 16:27

Një kamion është përplasur me një furgon pasagjerësh në Tepelenë duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të njërit prej mjeteve.

Ngjarja ndodhi pak minuta më parë pranë kalasë së Tepelenës, raporton noa.al.

Viktima është shoferi i kamionit, Hysen Mema. I ndjeri punonte me kamionin e tij të ngarkuar me inerte, për mirëmbajtjen e rrugëve në vendin ku ndodhi ngjarja.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe thotë se ka edhe gjashtë persona të plagosur, nga pasagjerët e furgonit të linjës Memaliaj-Tepelenë. Njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të  Gjirokastrës. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd