Transmetuar më 03-06-2015, 14:20

Moti i qëndrueshëm pritet të dominojë gjatë ditë së enjte 4 qershor 2015 në të gjithë territorin shqiptar.

Shërbimi Metereologjik Shqiptar, MeteoAlb, informon lexuesit e NOPA.al se dita do të nisë me kthjellime në të gjithë vendin.

Kurse duke iu afruar mesdites parashikohet te kete kalime vranesirash ne veri dhe qender të territorit.

Pjesa e dyte e ditës do te vijoje me te njëjtat kushte meteorologjike ku moti i kthjellet do te jete dominues ne pjesën me te madhe te territorit shqiptar.

Përjashtim bëjnë zonat malore juglindore te cilat do te kenë te pranishme vranësira ku here pas here do te shoqërohen me shira lokale.

Temperaturat e ajrit do te qendorjne konstante ne vlerat e mëngjesit, ndersa mesdita do te sjelle nje rritje te lehte te tyre.

Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 16 km/h dhe drejtim veriperendimor duke sjelle dallgezim 1 – 2 balle ne brigjet e Adriatikut dhe Jonit.

Europa – E enjte, 4 qershor 2015

Europa veriore dhe verilindore do te dominohen nga vranësira dhe shira me intensitet te larte.

Ne keto zona problematike do te jene edhe stuhite e forta te eres.

Po ashtu me vranësira dhe shira te dendur do te jene vendet e Balltikut sidomos gjate pjese se dyte te dites.

Europa Qendrore dhe zonen e Alpeve do te vijojne te mbeten me kushte te paqendrueshme atmosferike ku vranësirat dhe shirat do te jene prezent gjate gjithe dites.

Por ne keto zonat nuk do te mungojne edhe intervalet e shkurtra me kthjellime.

Persa i perket pellgut te Mesdheut dhe Europes juglindore serish masat ajrore te qëndrueshme kontinentale do te kushtezojne mot te kthjellet. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd