
Tropojë, 3 qershor 2015, NOA.al- Një automjet është bllokuar nga policia e Tropojës në kuadër të operacionti të koduar “HIT-2”, duke u konsideruar si i vjedhur.
Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se u bë arrestimi në flagrancë i 22 vjeçarit A.B., banues në Tiranë i cili ndodhej në mjetin e bllokuar.
Gjatë kontrollit në sistemin ASF2 të Interpolit, automjeti rezultoi i vjedhur dhe nga kontrolli në mjet u gjet një sasi prej rreth 196 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.
Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj D.B., banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Kukësit për veprat penale “Shitje dhe prodhim lëndëve narkotike” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





