
Shkodër, 3 qershor 2015, NOA.al- Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Velipojë kurse një i dytë ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ndodhi në fshatin Trush gjatë mesditës së sotme, kur një automjet ka përplasur një motorr në të cilin udhëtonin dy persona, duke bërë që njëri prej tyre, Tofik Mlloja, 57 vjeç të gjejë vdekjen, ndërsa tjetri, Xh.Mlloja të mbetet i plagosur.
Siç raporton Noa.al, nga ana e uniformave blu u bë shoqërimi i drejtuesit të mjetit, ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Hetimet e para bazuar edhe në dëshmitë e banorëve në vendngjarje, evidentojnë se shkak i aksidentit ka qënë parakalimi i gabuar i mjetit tip Wolksvagen Golf.
Qëndrimi i policisë mbi ngjarjen
Nga ana e policisë u bë arrestimi i shtetasit Mark M., 19 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap duke drejtuar autoveturen tip “Volksvagen”, me targa AA 503 FZ, në segmentin rrugorë “Shkodër – Velipojë”, i cili është përplasur me motorrçikletën tip “Loncin”, me targa Sh4A97, me drejtues shtetasin T.M., 57 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas ka gjetur vdekjen e menjëhershme, si dhe ështe plagosur pasagjeri i motorrit shtetasi Xh.M., 72 vjeç, banues në Shkodër. I cili është plagosur rëndë dhe pasi mori mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjëndje kritike për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal. /a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





