
Një person i seksit mashkull është gjetur i vdekur pak çaste në afërsi të qytetit të Elbasanit.
Viktima është ende i paidentifikuar dhe në vendngjarje ka shkuar një grup policor për të kryer veprimet.
Korrespondentja e NOA.al në Elbasan, raporton se trupi është gjetur në rrugë pranë lumit Shkumbin, pak metra larg kompleksit “Kriva” në afërsi të fshatit Hajdaraj që ndodhet pak kilometra larg qytetit.
Qëndrimi i policisë mbi ngjarjen
Njoftohemi se më datë 03.06.2015, ora 08.45, në afërsi të kompleksit Kriva në lumin Shkumbin është gjendur i mbytur pa shenja dhune shtetasi V.B, vjeç 61, banues në fshatin Shelcan Elbasan.
Nga veprimet e para hetimore dhe mbi bazën e deklarimeve të familjarëve të tij, ky shtetas ka tentuar disa herë të vetëlmohet e të vetëvaret.
Paraprakisht ngjarja mendohet të ketë qenë aksidentale. Vazhdon puna për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së tij.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





