Transmetuar më 03-06-2015, 09:39

Lezhë, 3 qershor 2015, NOA.al- Një djalë i ri në Lezhë i ka dhënë fund jetës. 19 vjeçari J.I., me banim në Gajush të Lezhës, pasditen e djeshme është gjetur i vetëvarur.
Kanë qenë të afërmit ata që e kanë gjetur në grahmat e fundit të jetës, ku dhe ka ndërruar jetë.
Bazuar në dëshmitë e marra, dyshohet se vetëvarja ka ardhur nga depresioni.
Nga ana e uniformave blu po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të vetëvrasjes./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





