
Vlorë, 3 qershor 2015, NOA.al- Një person është plagosur në Vlorë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
52 vjeçari Agim Nuredinaj me banim në fshatin Armen u arrestua pasi ka plagosur rëndë, me kaçavidë për motive të dobëta, M.A., 52 vjeç.
Mësohet se gjithçka ka ndodhur pas një sherri të momentit mbrëmjen e djeshme, ndërsa për shkak të plagëve të marra i dëmtuari ndodhet në spitalin e Vlorës.
Siç raporton Noa.al, gjithçka ka ndodhur në lavazhot e fshatit Armen, ku është bërë arrestimi i menjëhershëm i Nuredinaj për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, si dhe është bërë sekuestrimi i kaçavidës, në cilësinë e provës materiale./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





