
Elbasan, 3 qershor 2015, NOA.al- Një grua në Elbasan ka bërë denoncim në polici për kërcënime dhe përndjekje ndaj saj.
Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi i 64 vjeçarit Lili Naçi, banues në Elbasan.
Siç raporton Noa.al, Naçi u arrestua nga uniformat blu, pasi në mënyrë të përsëritur ka kërcënuar, ofenduar, shqetësuar dhe përndjekur 51 vjeçaren V.T., banuese në Elbasan.
Dyshohet se Naçi e ngacmonte prej kohësh gruan, çka ka bërë që kjo e fundit të kërkojë ndihmën e policisë.
Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Përndjekja”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





