Transmetuar më 03-06-2015, 08:44

Një palë mbathje që i përkisnin Eva Braun, në fillim e dashura dhe më pas gruaja e Adolf Hitler, kanë dalë në shitje në një dyqan të gjërave antike në Ohio, SHBA.

Pronari i dyqanit pretendon se i ka blerë të brendshmet nga një major i Air Force në pension, i apasionuar pas objekteve historike.

Mbathjet e Eva Braun janë gjetur në shtëpinë e Hitlerit në alpet bavareze në fund të luftës.

Ernie Scarango, pronar i dyqanit Mantiques di Elmore, pranë Toledo, pretendon se i ka blerë të brendshmet franceze te 84 vjeçari Charles Snyder, i cili ka luftuar në luftërat në Vietnam dhe Kore./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd