Transmetuar më 02-06-2015, 22:16

Angli, ulërinte shumë gjatë raportit seksual, burg për 23-vjeçaren

Dy javë burg për seks shumë të zhurmshëm. Protagoniste e çështjes është Gemma Wale nga Small Heath, në periferi të Birmingemit në Angli.

Rënkimet dhe ulërimat e saj, ka thënë një gjykatëse, ishin të një niveli zhurme, që e kalonin kufirin e lejuar gjatë një marrëdhënieje seksuale, duke u shkaktuar dëme dhe shqetësime fqinjëve të shtëpisë.

Po, sepse Gemma, sipas asaj që shkruan “Daily Mail” sot, ka qenë objekt i një paralajmërimi për sjellje antisociale disa javë më parë, me grindje me zë të lartë me të fejuarin dhe performanca e seksit të zhurmshëm.

Sipas gjykatëses, ajo ka bërë një shkelje të sistemit të kontrollit, për të cilin ishte paralajmëruar edhe më parë.

Në vendimin e saj, gjykatësja Emma Kelly, ka argumentuar se 23-vjeçarja e zjarrtë dhe e zhurmshme, me ulërimat he rënkimet e saj, kishte shkelur sërish ligjin duke bërë një sjellje antisociale. Ajo do të bëjë dy javë burg.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd