
Mjekët në Britaninë e Madhe kanë përshëndetur rezultatet nga testimi i disa ilaçeve të reja për trajtimin e kancerit.
Kanali televiziv britanik, Sky News njofton se gjatë provave, procesi i njohur si imuno-terapia që përdor sistemin imunitar për të sulmuar qelizat kanceroze, ishte i efektshëm në zvogëlimin e tumorit.
Gjatë një prove të drejtuar nga mjekët britanikë, procesi i njohur si imuno-terapia, i cili përdor sistemin imunitar të trupit të njeriut për të sulmuar qelizat kanceroze, ishte i efektshëm në më shumë se gjysmën e pacientëve me melanoma të avancuar që morën pjesë në provat klinike, duke parë një zvogëlim të tumorit ose vënie nën kontroll të kancerit, njofton Sky News.
Dr. Justin Stebbing, Profesor i Mjekësisë dhe Onkologjisë në Kolegjin Imperial në Londër, thotë se dhënia "e ilaçeve të duhura, për njerëzit e duhur, në kohën e duhur" mund të "rrisë ndjeshëm nivelin e kurimit".
Pam Smith, pjesëmarrëse në këtë studim, tha se tumori i saj u zvogëlua..
"Në shtator të vitit të kaluar tumori ishte nëntë milimetra dhe tani është zvogëluar në katër milimetra. Ndoshta ai do të jetë aty gjithmonë, por është zvogëluar".
Megjithatë, drejtuesja e organizatës “2020health”, Julia Manning thotë se duhet të tregohemi të kujdesshëm, pasi qeveria "nuk mund të përballojë koston e të gjitha këtyre ilaçeve".
Ajo gjithashtu bëri thirrje për një debat publik mbi këtë çështje.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





