Transmetuar më 02-06-2015, 19:36

Në ditët e sotme pothuajse pjesa më e madhe e njerëzve kanë një tatuazh në trup. Tatuazhet bëhen për arsye nga më të ndryshmet: për modë, një kujtim të bukur dhe shpesh për dikë që kemi humbur. Por një nga arsyet më të zakonshme përse të rinjtë preferojnë të bëjnë tatuazhe është padyshim dashuria: emra, dizenjo ose simbole që na kujtojnë njerëzit e dashur. Pikërisht këtë gjë ka bërë edhe një djalë amerikan. Ai bëri tatuazh emrin e  të dashurës, por kjo i kushtoi atij vendin e punës. Për fat të keq në shumë shoqëri nuk priten mirë punonjësit të cilët nuk kanë një etikë veshjeje, por tatuazhi i Kirk S, i cili ishte i punësuar në një kompani tregtare në SHBA, ishte bërë në një vend të pazakontë, pikërisht në pjesën e brendshme të buzë së poshtme. Por ajo që provokoi zemërimin e punonjësve të tij , ishte fjala ISIS.

Djaloshi kishte vendosur që para 4 vitesh të bënte tatuazh emrin e të dashurës e cila quhej ISIS, një emër ky i vënë nga prindërit e saj për nder të ISIS, perëndeshës egjiptiane të amësisë dhe pjellorisë. Dhe meqë emrat e dy të dashuruarëve ishin vetëm me 4 shkronja ata vendosën t’i bënin tatuazh.

Në epokën Greko – Romake, kulti i perëndeshës ISIS ishte shumë i dëgjuar në Mesdhe. Në nder të saj organizoheshin festa dhe ishin ngritur tempuj. Por me lindjen e feve të tjera, ISIS humbi rëndësinë që kishte.

Por në kohën kur djaloshi bëri tatuazhin në gjuhë, nuk e dinte që ISIS ishte shkurtim i Shtetit Islamik dhe Irakut, grupit terrorist që po kryen mizori në të gjithë botën.

Rastësisht, teksa një ditë Kirk dëgjoi kolegët e tij të punës të flisnin për ISIS, pa asnjë ndrojtje ai u tregoi atyre tatuazhin e tij të shtrenjtë që fshihej brenda gojës. Pas këtij veprimi, ai është pushuar nga puna papritur, pa i dhënë shumë shpjegime dhe arsye. Kirku punonte në atë kompani prej 6 muajsh dhe papritur e gjeti veten në rrugë. /u.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd