Transmetuar më 02-06-2015, 15:22




Prej disa kohësh ajo është përfshirë në një lidhje me prezantuesin Ledion Liço dhe duket se dashuria për të ka bërë që ajo t’i kushtojë më shumë rëndësi pamjes.
Sara Hoxha vajza e themeluesit të Top Channel, Dritan Hoxha, e cila në Top Festin e së dielës mbrëma doli hapur krah Ledionit si çift, tregon pamjen që e bën të ndihet mirë.
Duke publikuar një foto nga ngjitja e saj në skenën e Top Fest, ajo falenderon parukieren duke shkruar, “Faleminderit që më plotësove tekën time për t’u bërë brune, dhe pasi nuk më eci, më ktheve në origjinë”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





